Liderja e Kupës së Botës në skijim alpin Mikaela Shiffrin ka fituar garën e katërt rresht. Shiffrin triumfoi të dielën në sllallomin e mbajtur në Kranjska Gora dhe atë me një avantazh të madh prej 1.64 sekondash.
Ishte fitorja e shtatë e Shiffrinit në tetë garat e fundit në të gjitha disiplinat, dhe forma e amerikanes po e arrin kulmin, ndërsa Lojërat Olimpike Dimërore në Pyeongchang janë vetëm një muaj larg, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Për Shiffrinin ishte fitorja e 40-të në Kupën e Botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShiffrin pritet të mbrojë titullin olimpik në sllallom, të cilin e kishte fituar në vitin 2014 në Sochi, ndërsa po pritet të luftojë për të artën edhe në sllallom të madh dhe Super G.
“Isha vërtet agresive, veçanërisht në raundin e parë”, ka thënë amerikania, e cila ka shtuar se triumfi i 40-të në një garë të Kupës së Botës nuk ishte motivi i saj. “Nuk do të thotë shumë. Nuk jam e fokusuar në këtë. Jam vërtet e lumtur me skijimin tim tash për tash dhe jam e përqendruar në këtë”.
Shiffrin 22-vjeçare pati një raund të parë impresiv duke përfunduar atë me kohë 51.44 sekonda, ndërsa suedezja Frida Hansdotter, që doli e dyta, pati kohë prej 1:47 sekondash më të dobët... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)