Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Krasniqi konfirmon kalimin te kampionia e Kosovës

Futbollisti Festim Krasniqi është transferuar te skuadra e Trepçës '89. Lajmin e ka bërë të ditur të dielën vetë futbollisti.

Krasniqi, që së fundi luajti te Vllaznia e Pozheranit, te kampionia në fuqi e Kosovës është kthyer pas gjashtë vjetësh, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Që nga sot do të jem pjesë e klubit më të madh në vendin tonë, Trepça '89. Jam shumë i lumtur që jam kthyer pas gjashtë vjetësh në qytetin e futbollit. Më mbetet të punoj dhe të jap maksimumin për synimet e përbashkëta që kemi”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka luajtur edhe në disa skuadra të tjera në Kosovë.