Portieri Etrit Berisha me skuadrën e Atalantas kanë qenë të suksesshëm këtë edicion kundër skuadrave të mëdha italiane. Të shtunën shënuan fitore kundër Romës në udhëtim me rezultatin 2:1, në kuadër të javës së 20-të të kampionatit italian, Serie A.
Festa ishte e madhe nga Berisha, futbollistët e tjerë, stafi dhe tifozët e Atalantas, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPortieri i kombëtares së Shqipërisë është i lumtur me fitoren e arritur kundër Romës. Në një intervistë për faqen zyrtare të klubit, Berisha ka thënë se fitorja është arritur falë punës në grup.
“Ishte shumë e vështirë të luanim me një lojtarë më pak gjatë gjithë pjesës së dytë. Por ne treguam se jemi një grup i madh. Ne luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, shënuam dy gola që dolën të jenë shumë të rëndësishëm për ne. Synimi ynë ishte të arrinim të shënonim më shumë gola për të hyrë në pjesën e dytë më të relaksuar. Nuk ia dolëm, por në fund rezultati ishte i rëndësishëm për ne. Ekipi reagoi shumë mirë. Të fitosh kundër Romës me një lojtar më pak, në Romë, tregon se jemi një grup i madh”, ka thënë Berisha.
Berisha me Atalantan këtë edicion është paraqitur në 17 ndeshje. Është portieri i parë i ekipit nga Bergamo, që pas 20 ndeshjeve të zhvilluara zë vendin e shtatë me 30 pikë. Është goxha larg liderit Napoli, që ka 51 pikë. Por Berisha synon që më 21 janar ta mposhtë Napolin, në ndeshjen e xhiros së ardhshme. Këtë ndeshje Atalanta do ta luajë në shtëpi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)