Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj ka luajtur gjatë gjithë takimit te Napoli, që mposhti Veronan me rezultatin 2:0.
Fitorja e arritur të shtunën, në kuadër të javës së 20-të, e ka mbajtur Napolin në krye të tabelës. Napoli ka 51 pikë, një më shumë se përcjellësi i parë, Juventusi, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFitore të shtunën ka shënuar edhe Lazio. Te Lazio, që mposhti Spalin me rezultatin e thellë 5:2 në udhëtim, në përbërje ishte portieri Thomo Strakosha.
Në fitoren e Beneventos ndaj Sampdorias me rezultatin 3:2 gjatë tërë takimit luajtën dy futbollistët e kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti e Ledian Memushaj.
Gjatë gjithë takimit te Crotone, që humbi nga Milani me rezultatin 1:0, luajti mbrojtësi Arlind Ajeti.