Kosova ka pasur tetë sportistë në pesë sporte të ndryshme në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016”.
Vetëm dy prej tyre ishin me normë të fituar. Ishin xhudistet Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova që udhëtuan për në Rio të Brazilit falë normës që e siguruan vetë, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjashtë të tjerët në ngjarjen më të madhe sportive morën pjesë falë ftesave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNatyrisht, dallimi i pjesëmarrjes me normë dhe pjesëmarrjes me ftesë është shumë i madh. Ndër të tjera edhe në rezultat. Prej atyre që morën pjesë me normë pritej sukses, dhe ai erdhi. Majlinda fitoi medaljen e artë olimpike, ndërsa Nora shënoi një fitore dhe u ndal në luftën e dytë. Pati telashe me lëndim.
Prej atyre që morën pjesë me ftesë nuk pritej ndonjë rezultat dhe ashtu edhe ndodhi. Atletët Musa Hajdari e Vijona Kryeziu nuk avancuan nga raundi i parë, çiklisti Qëndrim Guri nuk përfundoi garën, shenjëtarja Urata Rama ishte në fund, njëjtë si notarët Lum Zhaveli e Rita Zeqiri.
Trajneri i xhudisteve, Driton Kuka vlerësonte se forca e një shteti në sport mund të matet fare lehtë me numrin e normave të siguruara. Por normat e siguruara nuk janë njësi matëse për sportin edhe sa u takon sporteve dimërore. Sigurimi i normave për Lojërat Olimpike Dimërore po del të jetë shumë më i lehtë se për Lojërat Olimpike Verore, thotë Kuka... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)