Sportistët kosovarë po garojnë në disiplina të ndryshme për të fituar sa më shumë pikë, për të siguruar normën olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka përzgjedhur 19 sportistë elitarë, të cilët çdo muaj marrin bursa olimpike nga KOK-u dhe të cilët shihen si kandidatë për të fituar normën olimpike.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër nga këta 19 sportistë vijnë nga sporti i karatesë, tre prej tyre: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Orges Arifi janë nga klubi më i suksesshëm në këtë sport, Ippon, kurse Fortesa Orana nga Dardania (Gjilan).
Të gjithë këta, bashkë me Fortesën, janë duke u përgatitur intensivisht nën udhëheqjen e trajneres së mirënjohur, Shqipe Zogiani.
Këtij klubi së fundi i është bashkuar edhe fituesi i tri medaljeve evropiane, Dionisis Xenos nga Greqia.