Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami cakton çmimin rekord për Harry Kanen

Kush e dëshiron në radhët e veta sulmuesin e talentuar të Tottenhamit, Harry Kane duhet të derdhë në arkat e “Spursave” hiq më pak se 338 milionë euro.

Kështu të paktën sipas çmimit të caktuar nga klubi londinez, raporton Mirror.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kane është në radarin e Real Madridit, që është në kërkim të një sulmuesi pas formës jo të mirë të Karim Benzemas, transmeton Koha.net. Interesim për të ka shprehur edhe Manchester Unitedi.

Kane aktualisht është top golashënuesi në Premier Ligë me 18 gola.