Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Salihu nuk ndalet, kërkon përkrahje për turneun e radhës

Aziz Salihun nuk e kanë ndalur thuajse asnjëherë grushtet e rivalëve. Nuk e ka ndalur as sëmundja që, megjithatë, e detyroi të rrijë shtrirë në spital për pesë muaj.

Salihu, i njohur edhe si Sportist i Shekullit të kaluar në Kosovë, po e merr veten dhe u është kthyer aktiviteteve në sport, përkatësisht në boks, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai nga spitali ka dalë në fillim të tetorit të vitit të kaluar dhe tregon se prej atëherë ka organizuar dy turne të boksit. Organizimi i turneve ndërkombëtarë është aktiviteti kryesor i 62-vjeçarit në vitet e fundit. Ai po bënë përgatitjet e fundit për të organizuar turneun e radhës.

Natyrisht do të jetë ndërkombëtar, por do të mbahet vetëm nëse boksieri prej më të mëdhenjve që ka pasur Kosova do të marrë përkrahje financiare. Turneu i radhës i Salihut duhet të mbahet më 25 mars në Prishtinë dhe është në shenjë falënderimi ndaj NATO-s.

"NATO Thank You" është emri i turneut, të cilin Salihu e ka mbajtur edhe dy herë në të kaluarën...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.