Interesimi i Barcelonës për një lojtar në moshë të re është një lloj garancie për potencialin e madh të atij lojtari.
Por assesi nuk është garanci se karriera e atij lojtari është në rrugën e duhur, rrugë që do ta dërgojë në ndonjë top-skuadër evropiane, shkruan sot Koha Ditore. Këtë më së miri e di mesfushori Kamer Qaka, kosovari që është rritur e zhvilluar si lojtar në Norvegji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Qakën, tani 21-vjeçar, Barcelona ishte interesuar vite më parë, kur mesfushori kishte 14 e 15 vjet. Por zhvillimi i tij nuk ishte ai që pritej dhe Qaka vazhdon të luajë në Norvegji.
Vjet është zgjedhur lojtari më i mirë i kategorisë së dytë të Norvegjisë, ndërsa sivjet është kthyer në kategorinë e parë me skuadrën Kristiansund.
Qaka vlerëson se më në fund ka nisur të shfaqë potencialin e madh që e ka dhe që i ishte vlerësuar lart para gjashtë-shtatë vitesh. Ai luan në një nivel që është shumë-shumë larg Barcelonës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.