Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xhudistët vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të shtohen

Pa medalje në ngjarjen më të madhe, por prapë dukshëm para sportistëve të tjerë të vendit. Kështu mund të përshkruhet viti 2017 për xhudistët e Kosovës.

Nxënësit e Driton Kukës edhe këtë vit kanë arritur suksese, kanë fituar medalje e tituj në ngjarjet prej më të mëdhave. Xhudistët ishin të vetmit sportistë të vendit që kanë fituar medalje në ngjarjet me peshë, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në botërorin e vitit 2017 në xhudo, Kosova mbeti pa medalje, por ky "lëshim" u kompensua me medalje në ngjarjet e tjera të mëdha.

Majlinda Kelmendi prapë arriti sukseset më të mëdha, ndërsa pos saj u dalluan edhe emrat tashmë të konfirmuar si Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Sukses i madh për xhudon e Kosovës vlerësohet rritja e ekipit, përkatësisht plotësimi i tij me emra të rinj. Shpat Zeka, Laura Fazliu, Loriana Kuka kanë bërë hapa të rëndësishëm seriozë para, ndërsa nën urdhrat e trajnerit Kuka po zhvillohen edhe xhudistë të tjerë....(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).