Pas largimit të Philippe Coutinhos drejt Barcelonës ka reaguar edhe trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Gjermani i ka uruar suksese Coutinhos në aventurën e re, ndërsa ka thënë se klubi ka bërë gjithçka që ka mundur që ta mbajë atë në skuadër, por dëshira e lojtarit ishte që të bashkohej me Barcelonën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Mund t’iu them fansave të Liverpoolit se ne, si klub, kemi bërë gjithçka që ta bindim Coutinhon se të jetë pjesë e Liverpoolit është po aq atraktive se sa transferimi në Spanjë, por ai është 100 për qind i bindur se ardhmja e tij dhe familjes së tij i përket Barcelonës. Është ëndrra e tij dhe tani jam bindur se s’mund të bëjmë asgjë për t’i ndryshuar mendjen”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.
Ai më tutje ka shtuar se, “Coutinho ka dhënë një kontribut fantastik për klubin gjatë 5 viteve, marrëdhënia që kemi me të do të thotë se i dëshirojmë që të ketë sukses. Është e kuptueshme që fansat janë të zhgënjyer, kjo ndodh gjithmonë kur i thoni lamtumirë dikujt special, por kjo është pjesë e futbollit, individët kanë ëndrrat, qëllimet dhe objektivat e tyre në jetë”.
Klopp ka shtuar se nuk mund të transferohet zemra dhe shpirti i Liverpoolit, përkundër që shumë klube do të donin ta blinin.
“Kam qenë këtu mjaft gjatë që të di se në histori të Liverpoolit shumë lojtarë kyç janë larguar më parë, por klubi ec përpara. Nuk mund të transferoni zemrën dhe shpirtin e Liverpoolit, gjë që jam i sigurt se shumë klube do të donin ta blinin”, është shprehur Klopp.
Klopp është bindur se klubi është në një pozicion të mirë dhe tashmë ka talentin e duhur për t’u rritur edhe më shumë.