Qendra e përfaqësueses së Kosovës, Lis Shoshi, do të vazhdojë karrierën në Lituani. Ai ka firmosur me skuadrën Pieno Zhvaigzhdes nga qyteti Pasvalys, shkruan sot Koha Ditore.
Shoshi ka luajtur me Sigal Prishtinën në pjesën e parë të kampionatit, ndërsa është ndarë me kampionen kosovare pas eliminimit të saj nga garat evropiane. Dhe ka gjetur angazhim në Lituani, vendin me basketboll shumë të zhvilluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVlerësohet se gjasat që Shoshi të kalonte në klubin lituan do të ishin shumë më të vogla nëse Kosova nuk do të përballej me Lituaninë në eliminatoret për botërorin e vitit 2019.
Ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës në basketboll vlerësohet se janë platformë e mirë për lojtarët që të bien në sy të skautëve të mëdhenj dhe të klubeve të huaja. Jo shumë kohë më parë Dardan Berisha kaloi tek ekipi i madh çek CEZ Nymburk, pasi u nda po ashtu me Sigal Prishtinën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).