Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy talentë të shkollës “Lushta” në prova te Dinamo Zagrebi

Dy futbollistë të shkollës së futbollit "Lushta" nga Mitrovica janë përzgjedhur nga akademia e Dinamo Zagrebit.

Edvin Çeshko (2003) dhe Bleond Rexhepi (2003) do të stërviten për një muaj te akademia e klubit të madh kroat dhe do të mundohen të bindin shtabin teknik për t'u bërë pjesë e klubit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çeshko e Rexhepi kanë rënë në sy pas një miqësoreje të zhvilluar mes dy ekipeve, raporton Koha Ditore.

Krahas dy futbollistëve, Dinamo u ka dërguar ftesë edhe dy trajnerëve te KF Lushta, Seid Onbashi e Shpëtim Fetahu për të qenë mysafirë dhe për një muaj të përcjellin nga afër stërvitjet e akademisë.

“Është arritje e madhe për ne dhe shpresojmë që lojtarët tanë të dëshmojnë talentin që kanë. Poashtu, edhe për ne trajnerët do të jetë një përvojë e mirë", ka thënë Onbashi që është edhe koordinator te KF Lushta. "Gjithë kjo është arritur falë marrëdhënieve të mira që ka kryetari i klubit Naim Bahtiri me Dinamon".

Dy futbollistët dhe trajnerët prej datës 1 shkurt deri më 1 mars do të jenë në Zagreb.