Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina insiston për ABA League

Sigal Prishtina ka marrë përgjigje nga drejtuesit e ABA Ligës, në lidhje me kërkesën e saj për të qenë pjesë e kësaj lige nga edicioni i ardhshëm.

Kryetari i skuadrës prishtinase, Blerand Stavileci, për Sportin Total zbuloi përgjigjen e marrë nga drejtuesit e ABA Ligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Përgjigja e drejtuesve të kësaj lige nuk i ka dëshpëruar drejtuesit e klubit. Madje këta të fundit do të insistojnë t’i bindin për ta pranuar Prishtinën në këtë ligë.

Në këtë ligë problem për prishtinasit mund të paraqesin dy skuadrat nga Serbia, Cervena Zvezda dhe Partizani i Beogradit.

Prishtina nuk do të jetë pjesë e Ligës Ballkanike në sezonin e ardhshëm prandaj dëshiron të garojë në ABA Ligë. Kampionët e Kosovës do të jenë pjesë e FIBA EuroCup, përderisa drejtuesit e klubit kanë paralajmëruar se në rast se nuk inkuadrohen në ABA League, si opsion është edhe Liga e Kampionëve.