Gennaro Gattuso ka paralajmëruar se nuk do të ketë ndeshje të lehta për Milanin, por u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të besojnë se mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
“Kuqezinjtë” në fillim të sezonit synonin një pozitë që siguron garën evropiane, por Vincenzo Montella u shkarkua pas fillimit të dobët, derisa Gattuso që zëvendësoi të shkarkuarin italian hyn në ndeshjen kundër Crotones me 14 pikë larg Romës që mban pozitën e katërt.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka ndeshje të lehta për ne”, ka thënë Gatusso.
“Jemi të përgatitur mirë, por do të jetë ndeshje e vështirë, ne nuk duhet të mendojmë për pushimet tona, por për tre pikët”, ka shtuar trajneri italian.
“Pozita jonë në ligë nuk është e mirë, por jemi në gjysmëfinale të kupës së Italisë dhe jemi në mesin e 32 ekipeve në Ligën e Evropës. Derisa të kemi mundësi matematikore, ne duhet të besojmë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë veç të tjerash ai.