Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Stinori i nisur pa fanella mund të mbyllet bujshëm

Në fillim të edicionit nuk kishte fanella të mjaftueshme për të gjithë lojtarët. Tani në fillim të vitit Trepça ka kthyer katër lojtarë të saj me përvojë që luanin si përforcime në skuadra të tjera dhe po ashtu ka regjistruar një amerikan për të cilin në klubin mitrovicas të basketbollit vlerësojnë se është cilësor.

Trepça ka në plan edhe një amerikan tjetër dhe rrjedhimisht synime shumë më të mëdha për stinorin pranveror në IP Superligën e Kosovës në basketboll, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Janë Imer Tahiri, Samir Zekiqi, Besnik Azemi e Arian Tahiri që kanë firmosur me Trepçën deri në fund të edicionit aktual. Dy të parët kanë luajtur për Bashkimin, ndërsa dy të fundit për Golden Eagle Yllin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).