Napoli kërkon t’ia besojë portën Etrit Berishës. Pasi Atalanta arriti të eliminonte Napolin nga Kupa e Italisë mesa duket të dyja skuadrat do të përballen sërish. Këtë herë jo në fushën e blertë, por në tavolinën e rrumbullakët.
Shkak është gardiani kuqezi, Etrit Berisha i cili jo në pak raste është shfaqur si asi nën mëngë për portën e Atalantës, ku me pritjet e tij ka ndihmuar shumë skuadrën, transmeton Supersport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë gjë të tillë e vërtetoi edhe në sfidën ndaj Napolit. Drejtuesit e klubit jugor kanë krijuar bindjen se ish-portieri Lazios është pasuesi ideal i Pepe Reinas me spanjollin që ka një kontratë që skadon në qershor.
Kjo nuk është hera e parë që portieri nga Prishtina kërkohet nga skuadra ku luan dhe një tjetër lojtar kuqezi siç është Elseid Hysaj.
Ekipi i drejtuar nga Maurizio Sarri tentoi të siguronte shërbimet e Berishës dhe sezonin e kaluar, por marrëveshja në fund nuk u arrit. Ndërkohë që këtë herë situata mund të marrë një tjetër rrjedhë.