Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mourinho dëshiron qëndrimin tek Unitedi

Jose Mourinho i ka quajtur “plehra” raportimet e mediave se dëshiron largimin nga Manchester Unitedi dhe ka insistuar se është i lumtur për qëndrim të mëtutjeshëm në klub.

Mediat angleze sot kanë raportuar se portugezi është duke menduar largimin nga Unitedi në fund të këtij sezoni, me Paris Saint-Germainin si destinacion të mundshëm, por këto raportime i mohoi Mourinho.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Janë plehra [raportimet]. Nëse dëshironi të më pyesni direkt nëse e shoh veten te Manchester Unitedi edhe sezonin e ardhshëm, atëherë ju them se e shoh veten [këtu]”, ka thënë Mourinho.

“Siç e kam thënë kur kam ardhur këtu, largohem atëherë kur klubi dëshiron sepse unë nuk e kam ndërmend të largohem. Qëllimi im është që të qëndroj dhe të punojë e ta përmirësoj ekipin për ta sjell aty ku i takon”, ka shtuar ai.

“Dua të qëndroj. Nuk shoh arsye për largim. Kam kontratë. Nuk jam afër fundit të saj. Dëshira ime është të qëndroj derisa pronarët dhe bordi janë të lumtur me punën time”.