Ndeshja kryesore e mbrëmjes i takoi skuadrës nga Bostoni.
E gjithë vëmendja në NBA ishte përqendruar në duelin mes Boston Celtics dhe Cleveland Cavaliers. Pak kush e kishte pritur një dominim nga ekipi vendas, që nuk i lejoi nënkampionët e NBA t’i afrohen fare në rezultat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCeltics e fituan takimin 102:88, falë një mbrojtje të çeliktë duke i vënë në vështirësi yjet e Cavs, pas LeBron James që ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit mysafir, realizoi vetëm 19 pikë. Në anën tjetër te Celtics, gjashtë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore, ku më efikasi doli Terry Rozier me 20 pikë, transmeton KosovaPress.
Fitore dramatike për Golden State Warriors që krejt në fund arriti të mposhtë Dallas Mavericks 125:122. Vendimtar ishte Stephen Curry i cili me një tre pikësh në sekondat e fundit i siguroi fitoren ekipit të Steve Kerr.
Curry-Thompson-Durant shkëlqyen edhe njëherë duke realizuar në total 82 pikë. Më i miri ishte Curry që i vetëm shënoi 32 pikë.
Dy fitore radhazi për Houston Rockets, që këtë herë triumfuan ndaj Orlando Magic, 116:98. Në mungesë të James Harden, ishte Gerald Green ai i cili mori fatin e skuadrës në duar duke shënuar 27 pikë, kurse Clint Capela shtoi 21 të tjera.
Shkëlqejnë edhe Toronto Raptors, që kanë në skuadër një lojtar në super formë si DeMar DeRozan.
Raptors triumfuan si mysafir ndaj Chicago Bulls 124:115, ku DeRozan realizoi 35 pikë dhe ishte i pandalshëm për mbrojtjen e skuadrës së Bulls. Ekipi nga Kanada renditet në pozitën e dytë në Konferencën e Lindjes.