Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli bën përpjekjen e fundit për ta mbajtur Coutinhon

Liverpooli raportohet se ka bërë përpjekjen e fundit për ta mbajtur Philippe Coutinhon në Anfield.

Barcelona është lidhur me një transferim të Coutinhos që prej afatit kalimtar të verës së kaluar dhe është raportuar se në janar mund të mbyllet kjo çështje me klubin spanjoll që duhet të paguajë shumë rekorde në Britani për të siguruar shërbimet e brazilianit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

25-vjeçari raportohet se tashmë ka zgjedhur numrin e fanellës në Camp Nou, por sipas Mundo Deportivos, Liverpooli për herë të fundit ka tentuar që t’ia ndërrojë mendjen.

Kjo gazetë raporton se Jurgen Kloppi i ka ofruar shiritin e kapitenit, derisa ka përgatitur edhe një kontratë të re, edhe pse Coutinhos i kanë mbetur katër vjet e gjysmë në kontratën aktuale.

Sipas gazetës spanjolle, mesfushori ka vendosur të kalojë në La Liga dhe pret që transferimi i tij të kompletohet para se të përfundojë muaji janar.