Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi nuk shqetësohet për të ardhmen e Ozilit dhe Sanchezit, do angazhimin e tyre në fushë

Mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi, ka insistuar se nuk brengoset shumë për situatën me kontrata të Mesut Ozilit dhe Alexis Sanchezit.

Dyshes sulmuese i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj në kontratën aktuale dhe nuk ka pasur paralajmërime se ndonjëri prej tyre do të vazhdojë kontratën me klubin londinez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mustafi ka pohuar se i kushton pak vëmendje zhvillimeve prapa skenës, por ka thënë se lojtarët po japin gjithçka në fushë.

“Natyrisht, ata janë të rëndësishëm – janë dy lojtarë të mëdhenj. Alexis ka realizuar shumë gola, Mesuti ka shënuar dhe asistuar në shumë gola, prandaj janë të rëndësishëm”, ka thënë Mustafi.

“Kryetitujt janë çështje personale të tyre. Ata vendosin me menaxherin prandaj nuk brengosem shumë për këtë. Ne duhet të brengosemi se kur janë në fushë, ata japin gjithçka. Kjo më lehtëson punën edhe mua sepse kur shoh që lojtarët përpara po japin gjithçka, kjo më shtyn që edhe unë të kem të njëjtën dëshirë”.