Bujar Loci, në pjesën e dytë të këtij edicioni të Superligës së Kosovës në basketboll, do të drejtojë skuadrën e Rahovecit, shkruan sot Koha Ditore.
Ai me ekipin e Rahovecit ka firmosur kontratë deri në fund të këtij edicioni dhe këtë e kanë konfirmuar të martën të dyja palët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLoci, që edicionin e nisi me skuadrën e zemrës - Pejën, përgatitjet për pjesën e dytë të këtij edicioni te Rahoveci do t'i fillojë gjatë kësaj jave.
Për Locin kjo është hera e parë që largohet nga Peja, qoftë si lojtar apo trajner. Ai ka qenë pjesë e klubit prej vitit 1993, kur ishte themeluar dhe ai është një prej themeluesve.
Loci ka pranuar se nuk e ka pasur të lehtë të pranojë ofertën e Rahovecit, por nuk kishte zgjidhje tjetër, duke pasur parasysh se Peja këtë edicion po luan me kadetë dhe juniorë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).