Futbollisti i Liverpoolit dhe Egjiptit, Mohamed Salah është shpallur Futbollisti më i mirë arab për vitin 2017 të hënën nga një votim i 100 gazetarëve sportivë nga disa shtete arabe.
25-vjeçari Salah ka qenë menjëherë i suksesshëm te Liverpooli që prej kalimit nga Roma, duke shënuar 17 gola në Premier Ligë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka ndihmuar Egjiptin që të kualifikohet për Botërorin në Rusi.
Anësori sirian, Omar Khribin, që luan për Al-Hilal, u zgjodh i dyti, ndërsa siriani tjetër Omar Al-Soma që luan për Al Ahlin ishte i treti.