Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dy Majlinda, të dyja Kelmendi dhe kampione

Të kërkosh "Majlinda Kelmendi" në "Google" dalin mijëra shkrime për kampionen olimpike në xhudo.

I pari del shkrimi biografik për kampionen nga "Wikipedia", më pas dy shkrime të "Judo Inside", më pas një përshkrim shtatëminutësh në "Youtube", e pas tij një shkrim i gazetës së madhe "The Guardian". Duhet të kalohen disa faqe në "Google" për të arritur te shkrimi i parë për Majlinda Kelmendin, por jo atë të xhudos, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka vite që Majlinda, sportistja bindshëm më e suksesshme shqiptare e të gjitha kohërave, zë vend të madh në mediat ndërkombëtare. Raportimet për të janë të shumta e të shpeshta. Natyrisht dominojnë ato lidhur me medaljen e artë në Lojërat Olimpike "Rio 2016".

Ndryshe ishte deri në vitin 2009, kur xhudistja pejane arriti sukseset e para të mëdha në konkurrencën e junioreve. Deri në vitin 2009, "Google" shkrimin e parë pas kërkimit "Majlinda Kelmendi" e jepte një për piktoren me emrin Majlinda Kelmendi. Por gjërat kanë ndryshuar pasi xhudistja nisi të pushtonte skenën e madhe, prej vitit 2009 e tutje. Hapësira mediale për të ka shkuar duke u rritur njëjtë si sukseset e saj dhe shkrimet për Majlindën, piktoren, kanë mbetur në plan të dytë. Kjo edhe për shkak të prezantimit të madh që i bëhet sportit.

(Më gjerësisht mund të lexoni në numrin special të Kohës Ditore për Vitin e Ri)