Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Costa do të luajë në ndeshjen e ardhshme të Atleticos

Futbollisti spanjoll më në fund do të ketë të drejtë të luajë me Atleticon.

Diego Costa është prezantuar si lojtar i Atletico Madridit, pasi klubit spanjoll i ka kaluar dënimi i FIFA-s, ku nuk lejoheshin transferimet e lojtarëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Costa kishte arritur marrëveshje me Atleticon në muajin shtator, pas largimit nga Chelsea, ku kishte prishur marrëdhëniet me trajnerin Antonio Conte.

Kjo është hera e dytë në karrierë që Costa veshë fanellën e Atletico Madridit dhe ai është shprehur që është shumë i lumtur që do të ketë mundësi të luajë përsëri me ‘Los Colchoneros’.

“Kam pritur për këtë moment tash e sa kohë”, ka thënë Costa para gazetarëve.

“Dua vetëm që të kthehem në formë sa më shpejtë, sepse jam lodhur vetëm duke stërvitur”.

“Unë kam ardhur këtu për ta ndihmuar skuadrën dhe për të shënuar sa më shumë gola”, ka theksuar ai.

Costa do të ketë të drejtë loje me Atleticon qysh nga ndeshja e radhës në La Liga.