Arsenali ka barazuar 1 me 1 me West Bromwich Albionin në xhiron e 21-të në Premier Ligë për të mbetur një hap prapa në ndjekjen e katër ekipeve të para në tabelë.
Të dy golat erdhën në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes. Alexis Sanchez kaloi Arsenalin në epërsi në minutën e 83-të, ndërsa pesë minuta më pas Jay Rodriguez barazoi gjithçka nga penaltia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tabelën e Premier Ligës, Arsenali ka 38 pikë dhe mbetet në pozitën e pestë. I katërti është Liverpooli me 41 pikë, ndërsa Manchester Unitedi është i treti me 44 pikë. Shtatë pikë para Arsenalit është Chelsea në pozitën e dytë, kurse Manchester City mbetet shumë larg në krye me 59 pikë.