Chelsea ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Stoke Cityt, duke u ngritur për një pozitë në tabelën e klasifikimit.
Skuadra e Antonio Contes shënoi fitore prej 5 me 0, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër nëntë minuta Chelsea shënoi dy herë, në minutën e 4 shënoi Rudiger kurse epërsinë e dyfishoi Drinkwater pas pesë minutave.
Në minutën e 23 Pedro shënoi për të përfunduar dilemën e fituesit në këtë përballje.
Willian në pjesën e dytë shënoi nga pika e bardhë për 4-0, kurse golin e fundit e shënoi Zappacosta në minutën e 88.
Pas kësaj fitore Chelsea në vendin e dytë ka 45 pikë, përderisa Stoke City në vendin e 13 ka 20 pikë.