Interi raportohet se mbetet i interesuar për mesfushorin e Manchester Unitedit, Henrikh Mkhitaryan dhe mund të bëjë ofertë zyrtare javën e ardhshme.
Armeni pritet të largohet nga Old Traffordi pasi nuk ka treguar formë të mirë dhe ka dështuar të bind edhe në ndeshjet e fundit, kur i është dhënë mundësia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMenaxheri i Unitedit, Jose Mourinho e ka bërë të qartë se Mkhitaryan ka mungesë të formës dhe nuk ka realizuar gol e asistim që prej shtatorit.
Sipas Sky Sports, 28-vjeçari është në mesin e disa lojtarëve që janë duke u monitoruar nga Interi që dëshiron të sjell një lojtar në fazën e sulmit gjatë muajit janar.
Në radarin e ekipit italian janë edhe Gerard Deulofeu e Javier Pastore.