Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Courtois ndryshon mendje, do të vazhdojë me Chelsean

E ardhmja e portierit belg mbetet ende e pavendosur. Thibaut Courtois mund të qëndrojë te Chelsea.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, portieri, i cili kishte kërkuar largimin për të kaluar te Real Madrid, ka ndryshuar mendim për të ardhmen e tij dhe është gati të rinovojë kontratën me Chelsean, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky vendim i 25-vjeçarit lidhet me ndryshimin e objektivit nga ana e spanjollëve, të cilët janë hedhur në sulm për Kepa Arrizabalaga. Belgu ka nisur kontaktet me “Blutë” dhe është gati të rinovojë për pesë vjet.

Kontrata aktuale e Courtois me Chelsean skadon në verën e vitit 2019.