Ronaldo ka “paralajmëruar” yllin e Liverpoolit, Philippe Coutinho se Barcelona i trajton keq brazilianët.
Sulmuesi legjendar kaloi vetëm një sezon në Camp Nou, për të kaluar më vonë te rivali i përbetuar, Real Madridi për të cilin thotë se kaloi kohë më të mirë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Isha shumë më i lumtur dhe më i lidhur te Real Madridi, përkundër që kam jetuar një vit shumë të mirë te Barcelona. Në fund historia ime me Barçën ishte shumë e keqe, e ngjashme me atë të Neymarit. Barcelona gjithmonë ka pasur probleme me lojtarët brazilian: Neymarin, Romarion, Ronaldinhon dhe mua. Të gjithë jemi trajtuar keq nga klubi në fund, përkundër kontributit dhe përkushtimit të madh”, ka thënë Ronaldo për Esporte Interativo.
Coutinho po kërkohet me ngulm nga Barcelona, përderisa në verë kishte kërkuar largimin nga Anfield Road.