Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Maratonistët më të vjetër të botës

Këta vrapues nuk e kanë burimin e rinisë apo ndonjë ilaç magjik. Por ata i kanë shtyrë shkencëtarët që të rivlerësojnë procesin e plakjes e të performancës.

Dhimbja që sjell sporti nuk është asgjë për këta maratonistë, të cilët vlerësohen si mjeshtër, me gjithë moshën e vjetër, shkruan “New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ata kanë thyer rekorde me shpejtësinë e tyre dhe këtë e kanë arritur falë vendosmërisë dhe pasionit për lëvizjen apo vrapimin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më poshtë janë disa prej maratonistëve më të vjetër në botë, duke filluar prej Ed Whitlock që ishte i pari ndër të vjetrit që bëri emër duke vrapuar maratona. Whitlock ndërroi jetë më 13 mars të vitit 1986.

Ed Whitlock

Kur ishte 85 vjeç, Whitlock ka kompletuar maratonën “Toronto Waterfron Marathon” për tri orë, 56 minuta e 34 sekonda. Ai u bë personi më i vjetër që arriti të vrapojë 42 kilometra për më pak se katër orë.

Në këtë garë, Whitlock kishte përdorur këpucë të vjetra 15 vjet, si dhe një këmishë që po ashtu ishte shumë e vjetër. Ai nuk kishte trajner dhe as që kishte përcjellë një dietë speciale që ia garantonte përfundimin e maratonës së Torontos... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.