Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Totti tregon dallimin ndërmjet futbollit më parë dhe tani

Ikona e Romës, Francesco Totti ka thënë se futbolli tani ka ndryshuar mjaft me kohën kur ai kishte filluar karrierën profesionale.

Ai thotë se më shumë i pëlqen futbolli që është zhvilluar më parë se sa tani, pasi sipas tij në kohët e sotme më tepër i kushtohet rëndësi anës së biznesit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Futbolli tani ka ndryshuar, e preferoj më shumë atë që ishte më parë. Tani më shumë mendojmë për anën e biznesit, përderisa më parë mendonim më tepër se si të promovojmë të rinjtë. Aspekti më romantik i futbollit është besnikëria dhe përkatësia, jo ana komerciale. Disa numra në tregun e transferimeve janë të pakapshme”, ka thënë ai, raporton Football Italia.