Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, Admir Mehmedi, nga janari i vitit të ardhshëm mund të luajë në kampionatin e Turqisë.
Interesim për sulmuesin e ekipit gjerman Bayer Leverkusen ka shprehur Malatyaspori. "Admir Mehmedi dhe Ahmed Hassan janë dy lojtarët që Malatyaspor synon t'i transferojë gjatë janarit. Për Mehmedin opsion është huazimi me mundësi blerje", shkruan “futbolarena.com”, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMalatyaspor zë vendin e dhjetë në Superligën turke me 22 pikë. Mehmedi 26-vjeçar në dhjetë paraqitje të këtij sezoni në Bundesliga 1 të Gjermanisë ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me tri asistime në dhjetë ndeshje.
Me ekipin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2019. Interesim për Mehmedin ka shprehur edhe skuadra tjetër gjermane, Hamburg.