Skuadra e Juventusit është duke e përcjellë me vëmendje të veçantë portierin e kombëtares së Shqipërisë, Thomo Strakosha, kanë njoftuar mediumet në Itali.
"Juventusi do të vazhdojë të ndjekë me interes Thomo Strakoshën. Në Juventus janë të kënaqur me portierin e tyre Wojciech Szczesny, por synojnë ta rrisin konkurrencën. Megjithatë, Strakosha do të ketë kohë për t'u menduar, pasi interesim kanë shprehur edhe Milani, si dhe disa ekipe në Angli e Spanjë. Strakosha ka dëshmuar veten me paraqitjet e tij te Lazio. Është një portier i talentuar me një të ardhme të ndritur", njoftoi "calciomercato.it", përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoStrakosha është portier titullar te Lazio, me të cilën ka kontratë deri në verën e vitit 2022. Te Lazio është zhvilluar si portier.