Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vëlla e motër më të mirët e vitit në atletikë

Astrit e Vijona Kryeziu të klubit të atletikës Rogana nga Kamenica, janë shpallur më të mirët e vitit 2017. Astriti e Vijona janë vëlla e motër.

Ceremonia e Laureatëve të vitit 2017 nga Federata Atletike e Kosovës u mbajt të mërkurën në Prishtinë. Zijadin Kryeziut të Roganës, që njëherësh është edhe përzgjedhës, i takoi epiteti i trajnerit më të mirë të vitit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E epiteti i klubit më të mirë nuk i takoi Roganës, por Mitrovicës. Mitrovica u shpall si klubi më i mirë në bazë të pikëve. Fitoi gjithsej 1.704 pikë, kurse Rogana pati 1.229 pikë.

Federata Atletike e Kosovës tre më të mirët në të dyja konkurrencat i shpërbleu edhe me mjete financiare. Vendit të parë i takuan 300 euro, të dytit 200 dhe të tretit 100. FAK-u zgjodhi më të mirët edhe në grupmosha të reja.

Image