Sulmuesi Harry Kane ia ka mësyrë një tjetër rekordi në Premier Ligë, i cili është mbajtur që prej vitit 1946.
24-vjeçari anglez synon ta thyejë rekordin për hat-trick të shënuar në tri ndeshje të njëpasnjëshme në ndeshjen që Tottenhami e zhvillon ndaj Swanseas në krizë të thellë rezultatesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYlli i Tottenhamit realizoi nga tre gola ndaj Burnleyt dhe Southamptonit, ndërsa në ndeshjen e fundit theu rekordin për më së shumti gola të realizuar brenda një viti, rekord që mbahej nga Alan Sheareri.
Jack Balmer i Liverpoolit ishte lojtari i fundit që ka realizuar tre golësh me radhë. Këtë rekord ai e kishte thyer 71 vjet më parë.