Një turne ndërkombëtar i shahut ka nisur në Arabinë Saudite, me gjithë akuzat se nuk u janë dhënë vizat shahistëve të Izraelit, shkruan BBC.
Një zyrtar saudit ka thënë se vizat nuk ka qenë e mundur të jepen pasi Arabia Saudite nuk ka marrëdhënie diplomatike me Izraelin, përcjell Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFederata e Shahut e Izraelit ka thënë se do të kërkojë kompensim financiar për këtë.
Organizimi i turneut të parë të madh të shahut shihet si pjesë e procesit të Arabisë Saudite për të hapur më tepër veten me botën e jashtme.
Mirëpo fituesja e dyfishtë e titullit të botës, ka thënë se do të bojkotoj turneun, pasi nuk dëshiron të vesh "abayan", një mantel i gjatë të cilin femrat duhet ta veshin në publik gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite.
Anna Muzychuk 27-vjeçare, që përfaqëson Ukrainën, ka thënë se me gjithë shpërblimet rekorde, ajo nuk do të luajë në Riyadh, edhe nëse kjo nënkupton humbjen e dy titujve të botës...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)