E nisi me trajnerin turk Ahmet Kandemir, por Sigal Prishtina edicionin 2017/18 do ta përfundojë me Andin Rashicën. Kështu kanë bërë të ditur burime brenda klubit bardhekaltër të martën për gazetën Koha Ditore.
Drejtori i Sigal Prishtinës, Florian Miftari, ka thënë se në pjesën e dytë të këtij edicioni Prishtina do të jetë "komplet me potencial vendor", duke iu referuar edhe basketbollistëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht te Prishtina është vetëm një i huaj, amerikani Wayne Martin, që është në pritje të ndonjë oferte për t'u larguar nga Kosova. Më herët prej klubit janë larguar edhe Martin Lawrence, Maxie Esho, Dardan Berisha e Lis Shoshi, që kishin kontrata vetëm për garat evropiane.
"Prej janarit do të paraqitemi vetëm me vendorë, duke pasur parasysh nivelin e ligës", është shprehur Miftari....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)