Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Kush janë më të paguarit në NBA

Shpesh flitet për pagat e futbollistëve në mbarë botën, ku nuk mungojnë shifrat marramendëse për disa prej tyre.

Janë rastet e Lionel Messit, Cristiano Ronaldos apo edhe Neymarit që kanë kontrata të arta me klubet e tyre respektive. Por futbollistët nuk janë të vetmit sportistë që kanë llogari bankare me shuma të mëdha parash. Basketbollistët e NBA janë ata që kanë siguruar kontrata me skuadrat e tyre me paga, të cilat as që mund të imagjinohen nga persona të thjeshtë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Portali ‘Hoopshype’ ka përpiluar një klasifikim për lojtarët e NBA më të paguar ku dominues në këtë pikë është Stephen Curry. Ylli i Golden State Warriors është në vendin e parë të klasifikimit me një pagë prej 34.6 milionë dollarë në vit, transmeton ksp. Menjëherë pas tij, pozicionohet pikërisht Lebron James, rivali i Curry edhe në aspektin sportiv.

Simboli i Cleveland Cavaliers që ndryshe njihet me pseudonimin ‘The King’ përfiton nga kontrata me skuadrën nga Ohio plot 33.8 milionë dollarë në vit. Podiumin e plotëson Paul Millsap i Denver me 30.7 milionë dollarë në vit.

Sa u përket skuadrave, është Cleveland Cavaliers që për sezonin 2017/2018 ka shpenzuar më shumë në zërin e pagave me 137 milionë dollarë, i ndjekur në vendin e dytë nga Golden State me 136.5 mln dollarë, ndërsa më vendin e tretë është Oklahoma City me 133.8 milionë dollarë të shpenzuara në formën e pagave.