Trajneri i Valencias, Marcelino, ka pësuar një tmerr kur është përplasur me veturë me një derr të egër, derisa po udhëtonte në autostradën spanjolle në orët e hershme të së dielës.
Marcelino 52-vjeçar, po kthehej në Asturias para festimeve për Krishtlindje, por u vonua kur një derr i egër vrapoi nga pylli në mes të rrugës, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMarcelino e goditi atë dhe u desh të shkonte në spitalin më të afërm për kontrolle. Më pas gjatë ditës u lirua nga spitali.
“Marcelino Garcia Toral është përfshirë në një aksident me veturë në orët e hershme të mëngjesit, derisa po udhëtonte për në shtëpi në Asturias për të kaluar pushimet me familjen e tij. Ndodhi në autostradën mes Logronos dhe Bilbaos, kur një derr i egër i preu rrugën dhe u përplas me veturën e tij. Ai u dërgua në spital, por u lirua më pas”, është thënë në një komunikatë të Valencias.
Valencia po e shijon pushimin e Krishtlindjeve ku ndeshjen e radhës e ka në 1/8 e finales të Kupës së Spanjës më 3 janar, kundër Las Palmasit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)