Taip Ramadani është ndalur disa ditë në Spanjë në rrugëtimin e tij nga Australia për në Kosovë. Ai vjen me mision të njëjtë - për të ndihmuar përfaqësuesen e Kosovës në përpjekje për të prekur ndonjë nivel të ri në hendbollin ndërkombëtar.
Para Ramadanit e Kosovës është një mision i vështirë - paraqita në eliminatoret për botërorin e vitit 2019, përkatësisht përballja me superfuqinë e hendbollit Poloninë, me Portugalinë vendase dhe me Qipron, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndeshjet, që i takojnë grupit të katërt të raundit të parë kualifikues, do të luhen prej 12 deri më 14 janar në Portugali.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendi i parë kalon tutje, përkatësisht në plejof, ndërsa Kosova është thuajse pa gjasa. Synim i Kosovës, sipas përzgjedhësit Taip Ramadani, është fitorja ndaj Qipros dhe përballja me sukses me Poloninë e Portugalinë.
Përfaqësuesja grumbullohet të hënën (sot) në Gjakovë, ndërsa Ramadani bashkohet në fillim të janarit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)