Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ka luajtur gjatë gjithë takimit te Vitesse që u mposht nga PSV-ja me rezultatin 2:1.
Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe i takoi javës së 18-të të elitës së futbollit të Holandës, shkruan sot “Koha Ditore”. Me këtë humbje Vitesse ka rënë në pozitën e tetë me 24 pikë, kurse PSV-ja forcohet në vendin e parë me 46 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFutbollisti 21-vjeçar këtë edicion me fanellën e skuadrës holandeze ka luajtur në 15 takime. Ka arritur të kontribuojë me tre gola dhe dy asistime.