Federata e Basketbollit të Kosovës ka pranuar krizën që po kalojnë klubet e Superligës, ndërsa ka shprehur shpresën për ditë më të mira në vitin e ri.
Gara e vitit 2017, përkatësisht e vjeshtës, është cilësuar si më e dobëta e pasluftës, për nga niveli organizativ, cilësia e po ashtu edhe aspekti financiar, shkruan sot “Koha Ditore”. Në FBK besojnë se kjo situatë mund të tejkalohet vetëm kur të nisë së implementuari Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një letër publike të kryetarit të FBK-së, Erolld Belegu, thuhet se një pjesë të fajit për situatën nëpër klube e ka edhe shteti.
“Deri te kjo gjendje kemi arritur për disa arsye e ndër të parat është mungesa e Ligjit për sponsorizim, lodhja e sponsorëve për të ndihmuar klubet, dhe pa pasur lehtësime nga shteti, pastaj puna jo në nivelin e kërkuar dhe dëshiruar nga FBK me gjenerata të reja, si dhe kriza ekonomike-financiare e veçanërisht në sport në disa vitet e fundit. Për dallim nga skuadrat, FBK-ja i ka rezistuar krizës financiare në sport, edhe pse nga MKRS-ja arrin të marrë vetëm 30% të buxhetit të saj, derisa në dy vjetët e fundit e kemi shtuar atë për 20%”, ka thënë Belegu... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)