Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mehmedi afër largimit nga Leverkuseni, por mbetet në Bundesligë

Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi mund të largohet nga Bayer Leverkuseni në afatin kalimtar të janarit, raportojnë mediat gjermane.

Bild e Sky Sport.de raportojnë se Mehmedi po kërkohet me ngulm nga Hamburgeri, që e kishte e kërkuar edhe në afatin kalimtar të verës në huazim, por që një gjë e tillë nuk ishte realizuar, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas këtyre raportimeve thuhet se Leverkuseni pritet të pranojë ofertën e Hamburgerit për Mehmedin, që në këtë sezon po lufton për mbijetesë.