Arsene Wenger pas humbjes ndaj WBA-së sot ka deklaruar se ai e di të ardhmen e tij, ndërsa së shpejti do ta konfirmojë vendimin e tij.
Arsenali është duke kaluar në një formë jo të mirë, ndërsa sot u mposht edhe nga WBA-ja 3 me 1, për ta vënë në pikëpyetje edhe më tepër të ardhmen e trajnerit francez tek Arsenalit, fansat e të cilit kërkojnë largimin e tij, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E di se çfarë do të bëj në të ardhmen. Së shpejti, shumë shpejtë do ta dini edhe ju. Nuk brengosemi për të. Jemi në një rrugë të keqe që nuk e kemi pasur për 20 vjet dhe kjo është e rëndësishme për të ardhmen time”, është shprehur Wenger, raporton Goal.