Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Klubi i vogël lituan u bë hit pasi firmosi me vëllezërit Ball

Është ndoshta e përshtatshme që një lëvizje e madhe ndërkontinentale nisi me një mesazh në Twitter në orët e vona, shkruan NYT.

Rreth orës 1:30 të mëngjesit më 6 dhjetor, Erikas Kirvelaitis, një gazetar basketbolli 21-vjeçar nga Lituania, dërgoi një pyetje në Twitter te Harrison Gaines, një agjent sportiv në Los Angeles, për dy klientë të tij tinejxherë: A do të pëlqenin LiAngelo dhe LaMelo Ball të luanin basketboll profesionist në Prienai të Lituanisë?

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kirvelaitis ishte angazhuar para disa muajve për të bërë punë komunikimi me gjysmë-orari për Prienai-Birstonas Vytautas, një klub i vogël në ligën e basketbollit të Lituanisë. Shefat e tij nuk e dinin fillimisht për hapin që kishte bërë ai në Twitter. Ishte një gjuajtje në errësirë, përcjell Koha Ditore.

Por për habi të Kirvelaitisit, Gaines ktheu përgjigje duke kërkuar më tepër informata. Dhe më pak se një javë më vonë, dy amerikanët e rinj po firmosnin kontratat për të nisur karrierën e tyre profesioniste në një qytet rreth 6.000 milje larg shtëpisë...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)