Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

PSG-ja me ofertë të “çmendur” për Milinkoviq-Saviqin

Ofertë shokuese nga PSG për futbollistin e Lazios, Sergej Milinkoviq-Saviq.

Klubi nga kryeqyteti francez është gati të shpenzojë 170 milionë euro për mesfushorin serb, i cili ka shkëlqyer gjatë pjesës së parë të sezonit me bardhekaltrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Lajmi nuk vjen nga Parisi, por nga operatorë të merkatos pranë presidentit lazial, Lotito. Është folur shpesh muajt e fundit për interesimin e dy skuadrave të Manchesterit, Unitedit dhe Cityt, apo edhe të Barcelonës e Juventusit, por ndërhyrja e PSG është më shumë se prepotente, transmeton Supersport.

Lazio po reziston aq sa është e mundur, ndëra Igli Tare u është shmangur gjithmonë pyetjeve rreth të ardhmes së futbollistit.

Trajneri Inzaghi dhe drejtuesit e Lazios kanë frikë se zërat e merkatos mund ta shpërqendrojnë 22-vjeçarin apo të destabilizojnë ambientin.

Te Lazio mendojnë se deri në përfundim të sezonit aktual Milinkviq-Saviq duhet “shfrytëzuar” për arritjet e objektivave, për të qenë më pas të hapur ndaj ofertave serioze. Mirëpo 170 milionë euro është një shumë që t’i prish lehtësisht planet.