Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mbrojtësi danez ofron pije falas për tifozët

Mbrojtësi i skuadrës së Premier Leagues së Anglisë, Huddersfield Town, Marthias Jorgensen, ka treguar shpirtin e tij festiv, duke bërë një ofertë bujare për tifozët e klubit që udhëtojnë në fundjavë për ndeshjen e skuadrës si mysafire.

Reprezentuesi i Danimarkës, që njihet me nofkën "Zanka", ka ofruar të paguajë nga një pije për çdo tifoz që udhëton për ndeshjen e 23 dhjetorit në udhëtim ndaj Southamptonit, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në postimin e tij në Instagram, Jorgensen ka shkruar në shaka: "Zanka Claus po vjen në qytet. Një pije nga unë për çdo tifoz të Huddersfieldit që do të udhëtojë në Southampton të shtunën! Merrni një dëshmi rrugës brenda në stadium".

Pak më vonë shkroi edhe këtë: "Përkrahja e juaj këtë vit ka qenë vërtet e jashtëzakonshme, për këtë arsye kam menduar për diçka të veçantë për ata që udhëtojnë në Southampton për ndeshjen e së shtunës. Shpresoj të pëlqeni dhuratën"...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)