Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Betejë e gjatë për ligjin që shihet si shpëtim për sportin

Me skuadrat e basketbollit të mësuara ndër vite të harxhojnë para të mëdha "për asgjë" e që tash kanë prekur fundin dhe skuadrat e sporteve të tjera që asnjëherë nuk e kanë pasur të lehtë të sigurojnë sponsorë, Ligji për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit shihet si shpresa e fundit.

Ky ligj ka një vit që është miratuar, por vetëm tash pritet të implementohet dhe njëkohësisht t'u shërbejë klubeve dhe palëve të tjera të interesit, pasi është hartuar draft-rregullorja që përcakton kriteret, procedurat dhe formën për vërtetimin e sponsorizimit në sport dhe fusha të tjera, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mosimplementimi i këtij ligji është vlerësuar si goditje e rëndë nga klubet. Sipas tyre, për këtë vit kishin bërë planet dhe kishin bindur sponsorët, duke u mbështetur në të mirat që sjell ligji për to dhe sponsorët.

Për tre muaj grupi punues i përbërë nga njerëz të sportit ka punuar për të bindur Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) që ta ndërrojë dhe pranojë sponsorimin si shpenzim. ATK-ja është bindur dhe tashmë ka mbetur të ndërrojë formularët....(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)