Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi e City i shmangen dënimeve për rrahjen në tunel

Federata e futbollit anglez ka vendosur që të mos marrë masa ndaj Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt për përplasjen e anëtarëve të ekipit në derbin që u zhvillua më 10 dhjetor.

Pas përfundimit të takimit që e humbi Unitedi me rezultat 2 me 1, menaxher Jose Mourinho ishte shprehur i pakënaqur me festën e mysafirëve që po ndodhte në dhomën e zhveshjeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë shkak janë përplasur lojtarët dhe stafi i ekipit, por pas hetimeve nga federata, është vendosur që asnjëri ekip të mos dënohet.

“Pas analizave dhe provave që kanë ofruar klubet dhe dëshmitarët e pavarur, Federata nuk do të marrë asnjë vendim”, thuhet në njoftim.